7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Mihali mbron Nagavcin, sulmon opozitën, mediat, prokurorinë e bizneset

- Advertisement -

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, përmes një stautsi në Facebook ka mbrojtur Ministren Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit njoftoi se ka dështuar për t’i siguruar tekstet shkollore për nxënësit.

Mihali, ka sulmuar të gjithë; biznismenët, opozitën, mediat, Prokurorinë Speciale, duke krijuar insinuata të ndryshme, krejt kjo në funksion të mbrojtjes së Ministres Nagavci.

Postimi i plotë i Mihalit:

Tashmëështë kthyer në një si traditë.

Sa herë ka ndonjë vendim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik, shfaqet gjithnjë një grup financiar i stërmadh, i bërë i tillë jo nga talenti por nga privilegjet e hershme klientelist.

Pas tij menjëherë shpërthen ekspertiza e ish ministrave dhe deputetëve të opozitës, shoqëruar padyshim nga ekspertët skrupuloz të fushës.

Kjo ndodhi dhe sot me çështjen e teksteve shkollore.

U lajmërua pas konferencës së ministres së Arsimit, “Dukagjini” përfituesi i biznesit me tekste shkollore, dhe me radhë LDK, PDK, pastaj ekspertët e ethshëm që mendojnë ditë natë për shkollën dhe dijen.

Sonte nuk do t’i zë gjumi, nga meraku.

Pyeteni Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale çka mund të bëjë ai në këtë drejtim. I ka çunat e task forcës gati.

Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë.

Ah, edhe një komision hetimor, s’e harrova, për tekstet shkollore. Ta drejtojë Enver Hoxhaj, ish ministri që e njeh mirë këtë lëmi, bashkë me Akademik, deputet Kujtim Shalën, që e njeh nga afër dhe nga brenda “Dukagjinin”.

Pastaj le të shpërthejnë si fishekzjarre portalet dhe TV private Pse jo? Kush si ata e mbron dijen dhe interesin publik? Askush.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit