16.5 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Miftaraj: VV-së nuk i konvenojnë zgjedhjet me përkrahje 32–34%

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga IKD, në “Click” të RTV21, deklaroi se zgjedhjet nuk do t’i konvenojnë VV-së nëse përkrahja e saj mbetet, sipas të ”dhënave të sondazheve, në nivelin 32–34%”. Por nëse ka rritje në sondazhe, atëherë skenari ndryshon.

Miftaraj tutje ka shtuar se e gjithë situata do të qartësohet pas të dielës.

RTV21: Jemi më afër zgjidhjes, apo zgjedhjeve

“Pas së dielës mund të kemi një qartësi politike. Partitë i kanë sondazhet e veta. Nëse e marrim për bazë Vetëvendosjen, dhe nëse janë të sakta të dhënat që tregojnë rënie në përkrahje – pra rreth 32-34% – atëherë nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja. Por, nëse ka rritje dhe arrijnë në 40-45% në sondazhe, atëherë zgjedhjet do t’u konvenojnë,” tha Miftaraj në RTV21.

Të ngjashme

Të fundit