4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Miftaraj: VV lufton korrupsionin tek kundërshtarët politik, ofron imunitet për anëtarët e saj

- Advertisement -

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se partia në pushtet po lufton korrupsionin vetëm ndaj kundërshtarëve politik.

Miftaraj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shtuar se partia që ka sot pushtetin, pra Lëvizja Vetëvendosje, sipas Miftarajt, ngadalë dhe sigurt po e korruton luftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë. Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik”, ka thënë pos tjerash ai.

Tutje, ai ka shtuar se Vetëvendosje ofron imunitet të plotë për anëtarët e saj.

“Perderisa, ofron imunitet te plote per secilin anetar te partise kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetet shprese se jane ndryshe nga partite tjera politike. Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis. Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani. Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove”, ka përfunduar Miftaraj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit