Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në Faceebook, ka thënë se mungesa e rekomandimit të negociatave me BE-në “është rezultati i tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe kabineti qeveritar i udhëhequr nga LV.
Ai ka thënë se për këtë rezultat, kritikat e qeverise do te drejtohen tek Komisioni Ervopian duke e kontestuar metodologjine ose kush e di çka.
Postimi i plotë:
Vetëm Kosova s’mori rekomandim për nisje të negociatave me BE-në!
Ky është rezultati i tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe kabineti qeveritar i udhëhequr nga LVV.
Pakrahasimisht, të fundit në kontinetin e Evropës!
Sigurisht, se tash akuzat dhe kritikat e qeverise do te drejtohen tek Komisioni Ervopian duke e kontestuar metodologjine ose kush e di çka.
Dobët, shumë shumë dobët! Ska ku shkon më dobët.
Dorëheqjet dhe shkarkimet janë pak.