0.2 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Miftaraj: Uria e Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

- Advertisement -

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, në përpjekjen për të qëndruar në pushtet, shkojnë aq larg sa, sipas tij, rrezikojnë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i Miftarajt vjen pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, e cila tha se veprimet e kësaj partie kërcënojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e ShBA-së, duke iu referuar moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Tanimë secili që ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV për me mbet në pushtet, përdor çdo mjet që i vjen në dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancën me ShBA-në. Uria e LVV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion ka shkuar në nivel tjetër, në nivel të frikshëm”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit