Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas një videoje të shpërndarë nga eksponentë të VV-së.
Aty, gazetari Besnik Krasniqi e pyet Miftarajn nëse punon për dollar, apo vlera amerikane.
E Miftaraj është përgjigjur, duke thënë se nuk e dëmtojnë kur i thonë se punon me Amerikën.
Postimi:
Albin Kurti përmes shërbëtoreve të tij e paska publikuar një video ku shtrohet një pyetje nga një gazetarë në një emision televiziv nëse une punoj për dollar apo vlera amerikane.
Po Albin Kurti prej që kam fillu me punu në vitin 2004 kam punu me amerikane dhe me krenari them se vlerat amerikane janë baza e formimit tim profesional. Shefat e pare ne Department te Drejtesise kane qene Amerikan. Sa kam punu ne Ministri te Drejtesise dhe Keshillin Prokurorial te Kosoves kemi bashkepunu ngushte me Amerike.
Po Albin Kurti shkollimin e kam kryer ne Amerike me dollare amerikane.
Po Albin Kurti populli shqiptar veq te mira ka pas nga populli dhe shteti amerikan. Ti je kryeminister I nje shteti qe Amerika me kontributin e saj e ka ba shtet.
Albin Kurti nuk na demton ti dhe sherbetoret tuaj kur na akuzoni se jemi me Amerike.
Albin Kurti Zoti e bekofte Ameriken dhe Kosoven.






