3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Miftaraj: Refuzimi i Kurtit lajm i keq për sundimin e ligjit

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se refuzimi i kryeministrit Kurti të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale është lajm i keq për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas tij, po e keqpërdor brishtësinë e sistemit të drejtësisë dhe mungesën e guximit të prokurorëve në rast.

“Besoj se ky është një lajm shumë i keq për sundimin e ligjit në Kosovë, për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial kur një kryeministër ftohet si dëshmitar për një proces penal që është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Speciale dhe i njëjti refuzon t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë por edhe urdhrit të Gjykatës, kjo dëshmon se sa ka respekt i njëjti për Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për sundimit të ligjit në Kosovë”, tha ai për RTV21.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet në Prokurori ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit