Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, i cili kishte për qëllim kontrollimin e disa pronave në veri të Milan Radojçiqit që udhëhoqi grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka bërë me dije institucionet e Kosovës duhet ta informojnë komunitetin serb me pasurin e madhe që ka Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.
Miftaraj ka vlerësuar se aksioni i sotëm tregon se Radojçiq paska pasuri miliardeshe.
“Institucionet e Kosoves duhet te informojne popullin serb ne Kosove lidhur me stilin e jetes se Milan Radojciq. Milan Radojciq si “perfaqesues politik” i Listes Serbe si duket ka pas nje jete te nje narko-dilleri me pasuri miliardeshe. I njejti si duket paska jetuar ne villa multi milioneshe njejte si Pablo Eskobar dhe El Chapo, me koleksion te makinave qe kalojne vleren miliona Euro, si dhe me ushtri private-paramilitare dhe me armatim qe e ka zili edhe nje ushtri moderne”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas tij, duhet të tregohet prejardhja e pasurisë së tij.
“Si ka mundesi qe nje “politikan” si Radojciq ne te njejten kohe te “mbroj” interesat e popullit serb ne Kosove dhe te kete nje jete si neper filmat me narko dilere? Lista Serbe duhet te informoj publikun se nga e ka prejardhjen gjithe kjo pasuri e nen kryetarit te tyre dhe cila eshte lidhja e tyre me gjithe kete perandori te jashtëligjshme”, ka shkruar ai.