Deputetja, Duda Balje, konfirmoi se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup për të dhënë votën ‘pro’, Albulena Haxhiut.
Në lidhje me këtë ka reaguar drejtoi ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.
“Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehët me më shumë par” shkruan Miftaraj.
Reagimi i plotë:
Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.
Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike.
Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehet me më shumë pare.