Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj thotë se nga qeveria Kurti ka super skandale, ku e përmend edhe skandalin ku qeveria i ndau një bukëpjeksi miliona euro nga rezervat shtetrore
“Ne sot kemi super skandale nga kjo qeveri. Kemi skandal që qeveria Kurti ndan miliona euro të rezervave shtetrore një bukëpjeksi, një qytetari i cili në bazë të ligjit as nuk mundet të ketë qasje në informata konfidenciale, ku vet qeveria ka shpall proceduren për blerjen e rezervave shtretrore konfidenciale dhe i njejti në njëfarë mënyre autorizohet që të bëjë pazare ose të zhvilloj tregti me pare të buxhetit të Republikës së Kosovës, në një shtet demokratik kjo nuk mund të ndodh”, tha ai.
Miftaraj thotë se IKD ka pasur një bashëpunim shumë të mirë me LVV sa ka qenë në pushtet, pasi që ka qenë një parti shumë e organizuar dhe ka shrytëzuar punën e IKD më së shumti.
Ai tregon se kanë menduar që LVV do të vazhdoj me të njëjtën çasje që e kishte kur ishte në opozitë, por thekson se LVV që ka qenë në opozitë dhe ajo që është tani është në pushtet janë dy parti politike të ndryshme.
“IKD ka pasur një bashkëpunim tepër të ngushtë dhe tepër të mirë me LVV sa ka qenë në pushtet, LVV ka qenë njëra ndër partitë që ka shfrytëzuar punën e IKD më së shumti, raportet e saj kanë qenë çdo kohë pjesë e debateve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kritikave që kemi bërë në ekspozimin e korrupsionit në kohën e qeverisjës së PDK, LDK, AAK dhe të tjerëve, ka qenë një parti politike shumë e organizuar që ka ditë me shfrytëzu potencialin e shoqërisë civile. Dhe sot kur është në pushtet ne kemi menduar që me të njëjtën çasje do të vazhdojmë, por fatkeqësisht LVV në opozit dhe me LVV në pushtet janë dy parti politike të ndryshme, sepse do të thotë mënyrën e operimit, sjelljen, do të thotë nuk i përdor standartet ose kodin e etikës që e ka proklamuar në opozitë”, shtoi Miftaraj.
Tutje ai thotë se ligji për Konfliktin e Intersit, nuk zbatohet pasi që ata që janë në pushtet, duan edhe pozita tjera përvec atyre që kanë.
“Ligji për parandalimin për Konfliktin e Interesit, ka qenë një ligj për të cilin ne si IKD kemi punu shumë, ne kemi mendu që me LVV kjo do të ndryshoj, por e shohim që ligji për Konfliktin e Intersit nuk zbatohet, sepse tani janë në pushtet dhe të njëjtit duan që përvec që janë ministra,përvec që janë nëpër borde duan edhe dy ose tri pozita të tjera. Ka person që mbajnë disa pozita, ka persona të cilët konflikti i interesit nuk interpretohet”, u shpreh ai për Blic Interview.