Juristi Ehat Miftaraj pas nisjes së seancës së parë pas ngritjes së aktakzuës ndaj Milan Radojçiq dhe 44 të përfshirëve të tjerë në sulmin terrorist dhe paraushtarak në Banjskë, ka reaguar duke u kërkuar prokuroëve që të ruajnë pavarësinë e tyre e të dëgjojnë ligjin “e jo çka thonë politikanët nëpër media”.
Postimi i Miftarajt:
Ish-kryetari i Supremes, Fejzullahu: 42 terroristë të Banjskës nuk mund të gjykohen në mungesë
Seanca për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë është shtyrë, ndërsa ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shpjeguar se, për shkak të formulimit të ligjit, gjykimi në mungesë për 43 të akuzuarit nuk është i mundur.
E vertete kryetar se me Kodin e Procedures Penale nuk lejohet gjykimi ne mungese per veprat penale per te cilat akuzohen 42 te akuzuarit ne rastin e Banjskes.
E vertete edhe fakti se Gjykata Supreme nuk mundet me jep mendim juridik per nje ceshtje specifike. Natyra e mendimeve juridike eshte kur fillon aplikimi jo uniform i ligjit dhe ne keto raste Gjykata Supreme me mendim juridik e nderton praktiken uniforme te zbatimit te ligjit.
Cka me thane kur prokurori i rastit qe u lavderua nga te gjithe per punen e mire ne ngritjen e aktakuzes, diten e pare ne gjykate ja fillon me ba politike me rastin me te rendesishem ne historine e re te republikes se Kosoves. Prokuroret duhet me lexu dhe degju ligjin e jo cka thone politikanet neper media. Rune pavaresine, rune integritetin, se pavaresia dhe integriteti jane baza e nje procesi te drejte dhe te paanshem.