3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Miftaraj për Ligjin e Pagave: Kjo është kategoria që i rritet koeficienti varësisht sa ke lidhje me shefin

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi dhe njëherit prej njohësve më të mirë të legjislacionit në Kosovë, thotë se po merr shumë ankesa sa i përket Ligjit të Pagave, i cili hyn në fuqi më 5 shkurt 2023.

“IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojces/katalogut por eshte shenderruar ne fontane deshirash, ku varesisht se sa je afer shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet”, shkruan Miftaraj.

Shkrimi i plotë:

Me 5 shkurt 2023 hyn ne fuqi Ligji per Pagat.

Institucionet publike, agjencite e pavarura jane duke i derguar listat e pagave ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrate Publike per secilin zyrtar publik.

Shtojca (Katalogu) i pozitave te zyrtareve publik sipas Ligjit per Paga ka bere kategorizimin e pozitave, ku per secilen pozite eshte percaktuar edhe koeficienti.

IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojces/katalogut por eshte shenderruar ne fontane deshirash, ku varesisht se sa je afer shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet.

Ministria e Puneve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne menyre qe ligji per Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos kete diskriminim te zyrtareve publik.

Sikurse, ne menyre qe ky proces te jete transparent do te ishte e mireseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura per publikun ne menyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojne te akomodojne interesat e nje grupi te vogel te miqve te tyre te afert.

Transparenca dhe llogaridhenia sigurojne qe ligji per pagat te zbatohet ne menyre te drejte dhe evitojne mundesine e trajtimit te pabarabarte dhe eliminojne diskriminimin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit