Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka pyetur se nga kush po ndihet i kërcënuar deputeti i Kuvedit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës, një deputet mbrohet nga një numër i madh i zyrtarëve policor.
Tutje, ai ka theksuar se as kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po shihet e rrethuar nga mbrojtja e afërt.
“Hera e parë në historinë e Kosovës që një deputet (Albin Kurti) i Kuvendit të Kosovës të jetë i mbrojtur nga numër kaq i madh i zyrtarëve policor nga mbrojtja e afërt.
Nga kush po ndihet i kërcënuar deputeti Kurti?
Deputetja kandidate Albulena Haxhiu për kryeparlamentare për 53 herë rradhazi nuk po shihet e rrethuar nga mbrojtja e afërt” – ka shkruar Miftaraj.