31.5 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Miftaraj për Haxhiun: Për 4 vite e shkatërroi sistemin e drejtësisë, sot në emër të patriotizmin e cenon Gjykatën Kushtetuese

- Advertisement -

Juristi Ehat Miftaraj i ka reaguar konferencës së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut – njëherit kandidate e rrëzuar për 54 herë për kryetare të Kuvendit – duke thënë se kjo e fundit për katër vite “e shkatërroi sistemin e drejtësis” ndërsa sot sulmoi edhe Gjykatën Kushtetuese “në emër të patriotizmit”.

“Patriotizmi ne kohe paqe deshmohet sa e respekton shtetin, sa e respekton dhe zbaton Kushtetuten dhe ligjin, sa I respekton institucionet e pavarura. Presidentja dhe deputetja Haxhiu ne sinkron dhe koordinim te plotes “patriotizmin” e tyre e deshmuan ndaj Gjykates Kushtetuese”, tha Miftaraj.

Postimi i plotë:

Shteti i Kosovës në pesë vitet e fundit udhëhiqet nga zyrtar jo kompetent. Ka mungesë të theksuar te integritetit, profesionalizmit, përvojës dhe ekspertizes.

Fatkeqësisht, per te marr pozita dhe pergjegjesi nen udheheqjen e Albin Kurtit, kushtet kryesore i plotesojne ish zyrtaret e deshtuar qe kane qene zyrtare te deshtuar/korruptuar te PDK ose LDK. Ose nese je person i deshmuar ne servilosje ndaj Albin Kurtit ose LVV.

Ne nje dite pushimi, dite e diele shteti deshton dhe tre qytetare vriten ne mes dite. Ne te njejten dite nje deputete qe per 4 vite e shkaterroi sistemin e drejtesise si ministre e drejtesise del dhe ben filma duke cenuar Gjykaten Kushtetuese ne emer te patriotizmit.

Patriotizmi ne kohe paqe deshmohet sa e respekton shtetin, sa e respekton dhe zbaton Kushtetuten dhe ligjin, sa I respekton institucionet e pavarura.

Presidentja dhe deputetja Haxhiu ne sinkron dhe koordinim te plotes “patriotizmin” e tyre e deshmuan ndaj Gjykates Kushtetuese.

Të ngjashme

Të fundit