Home Lajme Miftaraj për aktakuzën e dytë të Speciales ndaj Thaçit: Pse nuk vepruan që një vit, por tash?

Miftaraj për aktakuzën e dytë të Speciales ndaj Thaçit: Pse nuk vepruan që një vit, por tash?

0
Miftaraj për aktakuzën e dytë të Speciales ndaj Thaçit: Pse nuk vepruan që një vit, por tash?

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka komentuar aktakuzën e dytë ndaj Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.

Ai për Evropën e Lirë ka thënë se është e pakuptueshme pse është pritur një vit, përderisa provat i kanë pasur.

“Nëse aktakuza nuk është e bazuar në ligj, atëherë pa dyshim që është shkelje e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e mbron barazinë e palëve në procedurë, i ka disa garanci për të pandehurit, që aktakuzë mund të ngrihet vetëm kur ka bazë ligjore, kur ka dëshmi, kur ka argumente”, tha ai.

“Thuhet se që prej vitit 2023-2024, këta persona [Thaçi dhe të tjerë] kanë marrë pjesë në frikësim të dëshmitarëve, dhe arrestimet ndodhin në fund të vitit 2024. Në aspektin penal, është e pakuptueshme se si, pavarësisht që kanë pasur informata që një vit, nuk kanë marrë veprime, por po marrin në fund”, deklaroi më tutje.

“Pothuajse në fund të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kur kanë mbetur edhe dy-tre muaj, të nisësh aktakuzë të re, në aspektin juridik, në aspektin logjik, nuk ka shumë kuptim”, shtoi Miftaraj.

Exit mobile version