Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj ka shkruar në lidhje me skandalet korruptive të Qverisë Kurti.
Ai ka përmendur rastet e Ambasadorit Martin Berishaj, ministers Rozeta Hajdari, Drejtorit të KEK-ut Nagip Krasniqi e skandale të tjera, duke shtuar se “të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin”.
Postimi i plotë në Facebook:
1. Bukë, krypë e korrupsion-10 milion Euro rezerva shtetërore Kryeministri Kurti dhe Rozeta nje bukëpjekësi që është dost i Kryeministrit.
2. Martin Berishaj, mafia energjetike
3. Nagip Krasniqi, KEK, tendera, dhjetëra miliona Euro, arrestime
4. Vargu I ministrave te denuar dhe hetuar per korrupsion, gati gjysma e kabinetit, asnje i shkarkuar
5. Falja e dhjetëra miliona Euro ambalazhuesve të ujit, qeveria hesht
6. Viti I katêrtë i qeverisjes dhe ende nuk e kane miratuar strategjinë kundër korrupsion
7. Tendera per keshilltare, punesime familjare masive, etj etj
Plus dalin e folin per kapje te shtetit ne qeverite e kaluara. E vertete se Kosova ka qene shtet I kapur, po dreqi ta hajë shumica e keshilltareve te Kurtit, zevendesministrave e njerezve te VV qe sot po flasin kane qene pjese e kapjes se shtetit ne emer te PDK, LDK, NISMA, AAK.
Korrupsioni nuk luftohet nga te korruptuarit.