22.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Miftaraj: Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore, nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi mediat për përndjekje të vajzave të saj të mitura.

Miftaraj ka thënë se një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore që ia garanton pozita zyrtare nuk mund të mbrohet duke sulmuar median.

Sipas tij, Presidentja dhe familja e saj janë interes publik.

“Media e ndjek lajmin që është interes publik. Presidenti dhe familja e tij/saj janë interes publik.  Një politikan dhe familja e saj që ruhet 24 orë nga policë të specializuar dhe profesionistë nuk mund të paraqitet viktimë”, ka shkruar Miftaraj.

“I keni degraduar funksionet qe I mbani dhe institucionet publike qe udhehiqni deri ne ate mase sa nuk e dime a eshte institucioni i Presidentit te Republikes se Kosoves apo një çerdhe e femijeve”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit