Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka marrë thirrje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vepër penale.
Ai ka shkruar se Prokurorja në rastin e gazetarit ka bërë një gabim profesional të pafalshëm.
“Prokurorja ne rastin e Lirim Mehmetaj ka bërë një gabim profesional të pafalshëm. E njëjta ka inicuar një rast që i takon kompetencave te PSRK. Ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pa e marrë fare në pyetje gazetarin Mehmetaj”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka shkruar se lajm i mirë është qasja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtine i cili sot ka komunikuar me publikun dhe ka treguar se do ta përmirësoj këtë gabim.
“Sidoqoftë, prokurorët kur janë në pyetje media, gazetaret, liria e shprehjes, demokracia duhet të kenë kujdes të shtuar dhe mos të bëjnë gabime të tilla amatoreske që e cenojnë lirinë e medias dhe shprehjes së mendimit”, ka shtuar Miftaraj.
https://www.facebook.com/share/p/t2aGyGFkRnexoTML/?mibextid=oFDknk