10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Miftaraj: Nagip Krasniqi ka dalë nga “akademia” e VV-së, reagimi i Kurtit është obligim

- Advertisement -

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për vepra korruptive me vlerë miliona, duhet të reagojë kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje, nga e cila “akademi” ka dalë i dyshuari.

“Edhe pse është fazë e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK-ut dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Miftaraj, në Facebook.

“Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona euro”.

“Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim”, ka theksuar Miftaraj.

Nëse kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të IKD-së, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit