Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i quajti “lajme të mira” interpretimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e rrëzimit të Ligjit për KPM-në dhe kalimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, Miftaraj tha se përpjekjet e kryeministrit në largim, Albin Kurti, për të shkatërruar KPM-në “dështuan” në dritën e shpalljes së Ligjit “antikushtetues”.
Nga ana tjetër, kalimi i ligjit për KPK-në, njohës i drejtësisë tha se kjo i hapë rrugën “përfundimit të koorporatizmit dhe kulturës së pandeshkueshmërisë në sistemin e kalbur prokurorial.”
Postimi i plotë:
Dy lajme te mira nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës
1. Kalon Ligji per Keshillin Prokurorial te Kosoves. Nese ka vullnet qe ky ligj te zbatohet ne praktike do te jete fillimi i perfundimit te koorporatizmit dhe kultures se pandeshkueshmerise ne sistemin e kalbur prokurorial. IKD edhe perkunder verejtjeve minore ne kete ligj, kishte qene ne favor te miratimit te tij.
2. Shpallet kunderkushtetues Ligji per KPM. Perpjekjet e Albin Kurtit dhe LVV per te kapur dhe shkaterruar kete mekanizem kushtetues deshtuan. Deshtoi autokratizmi, fitoi demokracia.