5.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Miftaraj: Ministri Rashiq paska marrë rolin e policit

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrie për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se nuk ka dyshim që ushtari i FSK-së, A.K., të premten kishte tentuar t’i vriste dy të rinjtë serbë në Shtërpcë.

Sipas Miftarajt, Rashiqi e ka marrë rolin e policit. Sipas tij deklarata e Rashiqit është ndërhyrje në drejtësi.

“Një politikan, një ministër sot e paska marrë rolin e policit, prokurorit dhe gjykatësit dhe e paska gjykuar një çështje gjyqësore për të cilën ende nuk është ngritur as aktakuzë. Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brirë nuk ka. Shteti nuk guxon as të lirojë e as të dënojë askënd veç pse një ministër, një politikan e gjykon një rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij shteti ligjor kërkon që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, i pavarur, i paanshëm dhe pa ndërhyrje të papërshtatshme nga jashtë në procesin e hetimeve apo gjykimit. “Tallava shtet!”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit