1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Miftaraj: Më në fund një lajm i mirë, vetting-u po vjen

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara kushtetuese për procesin e vetingut.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftaraj i cili tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Kosovën.

“Më në fund një lajm i mirë. Vetting-u po vjen. Kërkesa dhe lobimi disa vjeçar i IKD per Vetting te plote, u permbush pjesërisht me nje Vetting te pjesshëm vetem per pozitat menaxheriale ne gjyqesor dhe sistem prokurorial”, shkroi ai në Facebook.

Miftaraj tha se tash Ministria e Drejtësisë dhe partitë politike duhet ta bëjnë punën e tyre.

“Tash me shprese se Ministria e Drejtesise dhe partite politike ne Kuvend sigurohen te hartohet nje ligj i cili përmbush kerkesat e amandamentit kushtetues, duke perfshire grupet e interesit, shoqerine civile dhe partneret nderkombetare”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit