Ehat Miftaraj, analist dhe drejtor i IKD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku kishte përplasje mes pushtetit dhe opozitës.
Miftaraj e ka cilësuar si “luftë e pakompromis” në mes pushtetit dhe opozitës në kurriz të qytetarëve.
“Dje opozita nuk i miratoi marreveshjet nderkombetare, sot pushteti ia kthej borxhin dhe nuk e diskutuan kerkesen per te drejtat e policeve te Kosoves. Lufte e pakompromis pushtet-opozite ne kurriz te qytetareve.” – shkroi Miftaraj.
Kujtojmë që dje PDK-ja dhe AAK-ja nuk i votoi marrëveshjet ndërkombëtare pushtetit, ndërsa sot pushteti nuk e votoi rezolutën e PDK-së në lidhje me Policinë e Kosovës, e cila parashihte edhe ndarjen e mjeteve për shtesën e rrezikshmërisë për policët kosovarë.