11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit

- Advertisement -

Drejtori i Institut për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe bllokimin e procesit nga partia më e madhe në vend, që nuk po bënë kompromis për t’i zhbllokuar institucionet.

Miftaraj ka thënë se Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje, për adrenalinë personale anipse kosto e tyre është e madhe dhe do të paguhej nga taksat e popullit.

Postimi i plotë:

Po më habit qendrimi i Albinit.

I “mençur” po, i “shkathët” po, 700 milion Euro ka ble rrymë në katër vite pushtet, ka nda dhurata/pozita me shumicë nëpër borde, ambasada, ndërmarrje publike, ministri, etj etj.

Ka dal i pari në zgjedhje. E ka çliru veriun, e ka shtrenjtu tre herë rrymën, i ka dërgu afër 200 mijë punëtorë nga Kosova në Gjermani, e ka legalizu fukarallakun, i ndan ka 20 Euro në muaj për fëmijë, e ka pranu Associacionin po ska ditë me përfitu anetaresimin ne Keshillin e Evropes, e ka vendos shtetin për herë të para në masa ndëshkuese nga BE, këshilltaret e tij kanë hap firma me ble e me shit rrymë si ka ardh në pushtet, e ka respektu Ivanoviqin, tre njohje ia kanë sjellë tjerët dhuratë,

e shumë e shumë projekte tjera.

Dhe prapë se prapë spo din apo spo don me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë.

Taksirati i 15 ose 20 miliona Euro te popullit me shku prapë në zgjedhje, se po i duhet pak adrenaline Albinit. Adrenalina kushton, po pasi paguhet nga populli, pak ka rendesi per Binin dhe kliken e tij.

Të ngjashme

Të fundit