1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Miftaraj: Kur Kurti thotë se Kosova ka zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik, them edhe unë dua të jetoj në Kosovë

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas raportimeve se ministria e Bujqësisë i ka dhënë grant afër 100 mijë euro vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Miftaraj ka treguar një shembull se si një mësuese, gjatë kohës së qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës, iu ka treguar nxënësve se si Shqipëria ishte një vend që lulëzonte nga zhvillimi.

“Gjatë një bisede me një kolege nga Shqipëria, po na tregonte se si një mësuese, gjatë kohës së qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës, po iu tregonte nxënësve në klasë se si Shqipëria ishte një fushë me lule, ku fëmijët mund të hanin cfarë të donin, ku njerëzit jetojnë të lumtur dhe një vend që po lulëzonte nga zhvillimi.

Një nxënës nga fundi i klasës ngriti dorën dhe i tha mësueses: “Mësuese, edhe unë dua te jetoj në Shqipëri”.” – ka shkruar ai.

Kështu, Miftaraj ka rikujtuar deklaratat e Kurtit i cili thotë se Kosova po përjeton zhvillim të madh ekonomik.

“Kur e dëgjon kryeministrin Kurti se si Kosova është duke përjetuar zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik, dhe ngritje te hatashme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, shpesh them me veti se edhe unë dua të jetoj në Kosovë.

P.S. Sigurisht kjo eshte Kosova e Ministrit Peci, Fitores dhe nje kaste te njerezve qe e kane kthyer buxhetin e Kosoves ne kulete te tyre personale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit