13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Miftaraj kritikon Qeverinë për qasje ndaj opozitës dhe mediave

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj opozitës, mediave dhe shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka shkruar se Kosovës s’i ka mbetur tjetër veçse ta shpallë Vetëvendosjen parti-shtet, përcjell teve1.info.

“Rroftë proletariati dhe klasa e urtë dhe e dëgjueshme popullore”, ka shkruar ai.

“Me logjiken se PDK, LDK dhe AAK e kane shkatërruar Kosovën për 20 vite, s’po na mbetet alternative tjetër veç se me shpall VV-në Parti-Shtet! S’kemi nevojë për opozitë se janë të korruptuar dhe e kanë shkatërruar vendin, s’kemi nevojë për media kritike se i shërbejnë Serbisë, s’kemi nevojë për shoqëri civile se ata vrapojnë pas fondeve dhe janë pro-amerikan ose pro-evropianë. Poshtë imperializmi amerikano-evropian, rroftë proletariati dhe klasa e urtë dhe e dëgjueshme popullore”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit