11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Miftaraj komenton intervistën e Krastës: S’foli si Adi Krasta por si një shërbyes i devotshëm i partisë në pushtet

- Advertisement -

Ehat Mifaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, ka thënë se intervista e Adi Krastës, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e Drejtorit të RTK-së, dëshmon se “ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban.”

Duke komentuar qëndrimet e Krastës, Miftarafaj tha se ai dëshmoi se “se pozitën e zv.Drejtorit Gjeneral të RTK e sheh si privilegj dhe asesi si përgjegjësi, përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe integritet në raport me interesin e publikut.”

Reagimi i plotë:

Adi Krasta na dëshmoj sonte se ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban.

Adi Krasta na dëshmoj sonte se poziten e zv. Drejtorit Gjeneral të RTK e sheh si privilegj dhe asesi si përgjegjësi, përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe integritet në raport me interesin e publikut.

Adi Krasta sonte nuk foli si Adi Krasta por si një shërbyes i devotshëm i partisë në pushtet.

Zhgënjyese, e dhimbshme dhe e pabesueshme.

Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!

P.S. E çuditshme se si një personalitet tek i cili kemi besuar se ka parime dhe vlera na doli një personalitet i vogël që për pak pushtet të shkel mbi krejt atë qe ka ligjeruar, promovuar për vite e vite.

Mjerimi ka emër, Adi Krasta!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit