Ehat Miftaraj, Drejtor i Institutit për Drejtësi, me anë të një shkrimi ironik, ka shpërfaqur absurditetin e arrestimit të një të moshuari gjatë protestës për shtrenjtimin e rrymës.
Miftaraj, është shprehur me ironi se është dashur bashkërendim përtej Oqeanit Atlantik që të arrihej “ky sukses”.
Postimi:
Keto takimet e prokuroreve te Prokurorise Speciale ne Amerike, te policise se Kosoves me FBI ne Prishtine dhe ardhja e Dumanit ne Kosove po i jep rezultatet e para ne zbatimin e ligjit ne Kosove.
Pas nje koordinimi dhe bashkepunimi Institucional Qeveri-Polici-Prokurori arrestohet pensionisti 75 vjeçar i cili protestoi në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymes.
Drejtesi, barazi dhe dinjitet!






