Kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigj sot ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetim se ndodhet jashtë vendit.
Më pas Kurti ftori prokurorët që të shkojnë në zyrën e tij për ta marrë dëshminë.
Lidhur me këtë, ka ironizuar Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Fola me prokurorin, i tregova se sonte kam me shku me shiku futboll dhe i propozova me ardh prokurori me ma marrë deshmine ne stadium”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se shteti nuk guxon të lejojë askënd të tallet me të “në mënyrë kaq primitive”.
Reagimi i plotë:
Me ftuan prokuroria si deshmitar ne nje rast penal.Fola me prokurorin, i tregova se sonte kam me shku me shiku futboll, dhe i propozova me ardh prokurori me ma marr deshmine ne stadion.
Mbeti prokurori me fol me administraten, me zyrtarin ligjor, procesmbajtesin qe me sjell me vete laptopin dhe printerin ne stadion. Pas deshmise, e printojme procesverbalin dhe e nenshkruaj.
Besoj se e gjejme nje kabllo te rrymes per printer. Ne emer te sundimit te ligiit, luftes kunder korrupsion dhe qeverise me duar te pastra e bera kete sakrifice.
P.S. Shteti nuk guxon me leju askend te tallet ne kete menyre kaq primitive. Ligji i barabarte per te gjithe. Askush mbi ligjin, per me teper askush mbi shtetin.