Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ku kjo e fundit ka thënë se një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi.
Miftaraj ka thënë se thënë se pas kësaj deklarate “janë mbledhur vendet e QUINT-it” dhe është vendosur që për emërimin e ambasadorëve të rinj në Kosovë dhe emisarëve për dialog “të formohet një komision i veçantë i përbërë nga Donika Gërvalla, Rozeta Hajdari dhe Elbert Krasniqi”.
Ai tutje ka shkruar se tallava qeverisja e një shteti hajgare që ia jep drejtën vetës për t’i treguar qendrave të vendosjes për strategjinë e caktimin e diplomatëve në Kosovë.