Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasiqë Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator.
Miftaraj ka njoftuar anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se IKD-ja do t’iu ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal.
Postimi i tij i plotë:
Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së njofton të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se zotohet të ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna, apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal.
Për konsultim të mëtejmë, sindikalistët mund të na kontaktojnë përmes:
Numrit pa pagesë: 0800 22 222
E-mait: [email protected]
apo
Na vizitoni në zyren në Prishtinë, rr. Ilaz Agushi, nr. 146.