-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Miftaraj: Gërvalla me buxhet të shtetit po dërgon SMS për t’u regjistruar për të votuar

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, se me fonde të dikasterit që e drejton po dërgon SMS në numrat e telefonit të qytetarëve për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se çështja e mbetjes ende në pushtet të akterëve aktualë të vendit është “jetë a vdekje”.

“Kur vjen puna te vota sa e kujdesshme është Donika Gërvalla. Përmes buxhetit të shtetit të dërgon mesazh në emër të MPJD-së dhe kërkon me u siguru që është familjarëve me iu tregu se duhet mu regjistru me votu”.

“E kanë jetë a vdekje me mbet në pushtet.  Rregullone more rrymën, merrnu me punë për çka paguheni, se KQZ është ajo që me ligj e ka detyrim edukimin e votuesëve, e jo ju. E sosën buxhetin duke e shpenzu për përfitime partiake”, ka thënë Miftaraj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit