Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për çështjen e ndalimit të dinarit.
Miftaraj ka thënë se një reagim i tillë i ambasadës amerikane tregon që “puna është shumë bërllog” dhe se qeveria udhëhiqet nga “amatera”.
“Duhet me ba shume shume berrllog nje qeveri e udhehequr nga amatera me detyru ambasaden amerikane me reagu ne ora 22 30 ne dite vikendi.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Deklarata e Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Republiken e Kosoves.
Duhet me ba shume shume berrllog nje qeveri e udhehequr nga amatera me detyru ambasaden amerikane me reagu ne ora 22 30 ne dite vikendi.
BQK mundet mu marr edhe me politike nga sherbetoret e qeverise ne kete institucion por pasojat politike, diplomatike, ekonomike dhe financiare do ti barte populli dhe Republika e Kosoves.