Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas lajmit të publikuar në Nacionale, ku disa persona nuk u kursyen në ofendime ndaj komunës së Skenderajt, që po e përballet thuajse më së rëndi, me vërshimet.
Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë “Drenica e ka paguar me gjak çlirimin nga Serbia”.
“Drenica me gjak e ka pagu çlirimin nga Serbia. Bashkë me çlirimin ka shu dhe shkatërru edhe shumë bashkim vllaznim e privilegje qe disa i kanë realizu në emër të vllazërisë me Serbi.” – ka thënë ai.
Në fund, ai ka shkruar: “Mos u çuditni nëse të njëjtit sot e mallkojnë Skenderajn, i gëzohen vërshimeve, dhe hezitojnë me vizitu këtë trevë.”