17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Miftaraj: Deputetët e VV i kanë ra shkelm fukarallakut, Kuvendi po duket si sfilatë mode

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar paraqitjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se janë shkëputur plotësisht nga realiteti ekonomik i qytetarëve që i kanë votuar.

Miftaraj tha se deputetët e LVV-së po shfaqen në Kuvend me garderoba të markave të ndryshme, duke dhënë përshtypjen se janë pjesë e një sfilate mode, e jo përfaqësues të një populli që po përballet me krizë ekonomike.

Postimi i plotë:

Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut.

Secili/a të veshur me garderobe firmato. Kuvendi i Kosovës me shume po duket si sfilatë mode ku parakalojnë deputetë që të japin përshtypje se po reklamojnë marka të veshjeve të tyre, duke harruar se aty përfaqësojnë qytetaret që i kane votuar.

Deputetet e VV me nuk po flasin per qytetarin e vjedhur, qytetarin e varfër, shtrenjtimin e rrymes, bukes, qumështit dhe jeten e veshtire ne Kosove.

Sigurisht, kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk ia din dhe nuk kupton hallet e popullit.

Të ngjashme

Të fundit