11.7 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Miftaraj: Albin deputeti dhe LVV janë kampion të korrupsionit, Prokuroria Speciale do duhej të caktonte një Task Forcë për të trajtuar këtë

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, bën thirrje që Prokuroria Speciale të caktojë një Task Forcë për të trajtuar siç thotë  “korrupsionin endemik qeveritar”.

Miftaraj thotë se “deputeti Kurti nuk e ka problem ta shkel ligjin në vlerë 26 milionë euro, por nuk e ndan buxhetin për RTK-në sepse “kujdeset” që mos ta shkel ligjin”.

Reagimi i tij i plotë:

Deputeti Kurti nuk e ka problem me shkel ligjin në vlerë prej 26 milion Euro, ku hyn edhe 100 Euro për për secilin student, në kohë fushate parazgjedhore.

Deputeti Kurti kujdeset të i dergoj mesazh privat secilit student duke ia kujtuar se nga sot marrin dhuratë 100 Euro nga qeveria në detyrë.

Por deputeti Kurti nuk e ndan buxhetin per RTK sepse “kujdeset” te mos e shkel ligjin.

Albin deputeti dhe LVV jane kampion te korrupsionit, keqperdorimit te pushtetit dhe autoritetit zyrtar.  Dhe krejte keto afera korruptive I paketon ne emer te sundimit te ligjit.

Prokuroria Speciale do duhej te caktonte nje Task Force per te trajtuar kete korrupsion endemik qeveritar.

Të ngjashme

Të fundit