Ka dështuar edhe tentativa e 17-të për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pasi Komisioni për votim të fshehtë nuk arriti që të formohet.
Për këtë seanca ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, në një postim në Facebook, ai ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po shkelin ligjin.
“A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetet e Kuvendit të Kosovës të partisë në pushtet”.
“Sa me lehtësi e marrin të drejtën me ftu publikisht me shkel ligjin. Poshtë ka ra katundi!”, ka thënë Miftaraj.