Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për ndarjen e njëhershme të 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët nga buxheti i Kosovës me rastin e festave të fundvitit.
Ai e lidhi haptazi këtë ndarje parash me fushatën zgjedhore, duke shkruar në “Facebook”: “Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.”
Kryetari i VV-së nuk e la anash përpjekjet për ta goditur opozitën, duke e akuzuar për mosvotim të buxhetit.
“Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri” – shkroi ai.






