0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Microsoft zëvendëson Yammer me Viva Engage

- Advertisement -

Microsoft ka konfirmuar se Yammer nuk do të jetë më, rrjeti social enterprise që bleu një dekadë më parë për 1.2 miliardë dollarë.

Yammer u krijua fillimisht në San Francisco në 2008 nga David Sacks. Kompania ngriti një investim prej 140 milionë dollarë përpara se Microsoft të paguante miliardat për të katër vite më vonë.

Është një çudi në vetvete që Yammer rezistoi kaq gjatë. Pavarësisht përpjekjeve të Microsoft për ta sjellë tek masat duke e integruar edhe tek suita Office, Microsoft u zhvendos gradualisht drejt zhvillimit të mjeteve të kompanikimit si Microsoft Teams që kompania i integroi me Yammer në 2019-ën.

Dhe dy vite më parë Microsoft lançoi Viva, një platformë punonjësish që ishte e ngjashme me një intranet koporate. Në muajt që do të pasonin Microsoft vijoi me zhvillimin e Viva duke lançuar vitin e kaluar Viva Engage dhe që shihej si një evolucion i Yammer Communities.

Gradualisht po bëhej e qartë se kishte shumë pak hapësirë ose nevojë për Yammer në produktet e Microsoft dhe përdorimi i dy brendeve të ngjashme bëhej më e ngatërrueshëm për përdoruesit.

Kështu Microsoft ka vendosur ta braktisë plotësisht dhe të vijojë me Viva Engage.

“Në muajt e fundit kemi marrë feedback-un tuaj lidhur me dy aplikacione që ofrojnë eksperiencë të ngjashme dhe shërbime e përmbajtje të ngjashme të cilat kanë shkaktuar konfuzion duke e bërë të vështirë adoptimin nga përdoruesit,” tha ekzekutivi i Viva dhe Yammer Murali Sitaram.

E thënë thjeshtë Yammer do të gllabërohet plotësisht nga Viva Engage me këtë të fundit që do të fitojë më shumë hapësirë në produktet e Microsoft. Aplikacionet ekzistuese Yammer në platformat mobile do të ndryshohen në Viva Engage ndjekur nga i njëjti tranzicion me aplikacionin ueb Yammer në verë. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit