10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Microsoft i jep fund makthit të gjatë të përdoruesve të Windows 11-ës me fjalëkalimet Wi-Fi

- Advertisement -

Microsoft ka punuar për të sjellë një mënyrë më të lehtë të shikimit të fjalëkalimeve Wi-Fi në Windows zbuloi kompania përmes një postimi në blog.

Funksionaliteti i ri vjen në versionet eksperimentale Insider Preview dhe është lançuar në kanalin Dev.

Me ndërtimin e ri 23466 të Windows 11-ës, mund të shikoni çelësat SSID në tekst duke shkuar në  Settings > Network and internet > Wi-Fi dhe më pas në Manage known networks. Më pas mund të zgjidhni SSID dhe të klikoni View Wi-Fi security key dhe kaq mjafton.

Aktualisht fjalëkalimi Wi-Fi i rrjetit ku jeni i lidhur në atë moment në Windows 11 është i fshehur në opsionin Wireless Device Properties duke klikuar kutinë “show characters.”

Për të parë fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi që jeni lidhur por nuk jeni aktualisht në të duhet të shkoni në command prompt dhe disa komanda netsh.

Ndryshimi do ta bëjë më të lehtë zbulimin e fjalëkalimeve Wi-Fi kur keni nevojë pa pasur nevojë të kontrolloni etiketën e routerit. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit