Microsoft veproi ashtu siç premtoi duke ju dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi personalitetin e Bing AI. Shefi i shërbimeve Mikhail Parakhin zbuloi se 90 përqind e testuesve të Bing do të shohin një buton të ri cili ndryshon përgjigjet e robotit të komunikimit.
Opsioni “Creative” jep përgjigje më origjinale dhe fantazuese ndërsa Precise vë theksin tek përgjigjet e shkurta. Ndërkaq Balanced shërben si një urë e mesme e dy opsioneve të tjera.
Kompania reagoi pasi përgjigjet e Bing AI shpeshherë rezultonin të çuditshme ndërsa bisedat e gjata bënin që roboti i komunikimit të sillej në formë të pakontrolluar.
Microsoft kufizoi numrin e përgjigjeve për sesion ndërsa kësaj jave përditësoi inteligjencën artificiale për të reduktuar “halucinacionet” e tij.
Opsioni i ri vjen ndërsa Microsoft po zgjeron aksesin në Bing AI. Solli teknologjinë në aplikacionet mobile dhe Skype në fund të Shkurti dhe një ditë më parë e integroi në taskbarin e Windows 11. /PCWorld Albanian/