1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Mickoski takohet me Grenellin në Shkup, diskutuan për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka takuar sot ish të dërguarin special të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka qenë edhe ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Mickoski tha se me të ka folur për “zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Europës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me SHBA-të, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Ne kemi analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Chebren”, i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit”.

Mickoski tha se e ka falënderuar Grenellin për “përkushtimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve”.

“Theksova se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë dhe energjisë”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit