17 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Mickoski nënshkruan me kompaninë amerikane-britanike për investim 150 milionësh euro në industrinë e mbrojtjes

- Advertisement -

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum për investim me kompaninë amerikano- britanike Burstock. Ai shton se investimi do të jetë deri në 150 milionë euro në industrinë e mbrojtjes dhe do të krijojë 1 mijë vende pune.

“Sot nënshkruam një memorandum investimi me kompaninë amerikano-britanike Burstock, e cila do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e mbrojtjes në Maqedoni, duke krijuar 1,000 vende të reja pune me paga të larta dhe ky është vetëm fillimi. Ne presim që investimet në industrinë e mbrojtjes të arrijnë në më shumë se 1 miliard dollarë. Burstock ka përvojë të gjerë në fushat e mbrojtjes, diplomacisë, sigurisë dhe inteligjencës, trajnimit, konsulencës dhe menaxhimit të projekteve, si dhe specializim në sektorët komercialë detarë dhe të aviacionit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit