Michelle Yeoh bëri histori në Bordin Kombëtar të Çmimeve të Vlerësimit në New York , duke u bërë aktorja e parë aziatike që fitoi çmimin për aktrimin më të mirë nga organizata në 45 vjet. Pasi mori cmimin aktorja u shpreh:
“Kjo do të thotë bota për mua, por mendoj se do të thotë shumë më tepër për këdo që më ngjan, sepse besoj se ky është një moment vendimtar ddhe le ti shembim ato barriera që na kanë vënë.
Yeoh u vlerësua për performancën e saj në filmin “Everything Everywhere All at Once”.
Kasti i ‘The Banshees of Inisherin’ vazhdon të vlerësohet për interpretimet e tyre. Brandon Gleeson fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor dhe Colin Farrell u shpall aktori më i mirë.Farrell tha se filmi është një eksplorim i shumë temave.
“Vetmia, komuniteti, nevoja për të qenë pjesë e një miqësie. Çfarë ndodh me zemrën e thyer kur një miqësi prishet? Besim, abuzim, e dini, depresion, dëshpërim, shpresë. Kerry Condon përfaqëson shpresën. Ajo është e vetmja që në fakt çlirohet dhe kalon nëpër hapësira të dhimbjes për të lënë jetën e saj pas dhe për të gjetur një jetë më të mirë. Pra, të gjitha ato tema janë atje.”
“Top Gun: Maverick” u emërua filmi më i mirë i vitit dhe regjisori Joseph Kosinski e vlerëson pandeminë që e ndihmoi filmin të ecë aq mirë.
“I bëri njerëzit vërtet të uritur për një përvojë teatrale, dhe kjo është ajo për të cilën e projektuam filmin, gjithashtu ndihem sikur pas pandemisë, njerëzit kishin një dëshirë të madhe për mënyrën se si gjërat ishin dikur dhe sigurisht që filmi ynë ka një lloj cilësie të rikthimit për ta lidhur me filmin e parë. Pra, mendoj se ishte vendimi i duhur.”
Steven Spielberg u shpall regjisori më i mirë për filmin e tij “The Fabelmans”, Janelle Monae mori trofeun e aktores më të mirë në rol dytësor për “Glass Onion: A Knives Out Mystery” dhe aktorja Danielle Deadwyler u nderua me cmimin e performancës më të mirë për punën e saj në filmin ‘Till’.