-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Michel mbledh të martën Këshillin Evropian, pritet nxjerrja e një qëndrimi të përbashkët për situatën në Izrael

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thirrur takim të jashtëzakonshëm pas situatës së fundit në Izrael.

Ky takim është thirrur për të martën, pra më 17 tetor në orën 17:30.

Në këtë letër thuhet se Izraeli ka të drejtë të mbrohet teksa kanë kërkuar nga Hamasi lirimin e pengjeve.

“Sulmet brutale terroriste të Hamasit kundër Izraelit të shtunën e kaluar rezultuan në humbjen tragjike të mbi një mijë civilëve të pafajshëm izraelitë. Pengët duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë parakusht. Nuk ka asnjë justifikim për terrorin. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Izraelit dhe viktimat e sulmeve terroriste. Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën ndërkombëtare humanitare. Skenat tragjike të shpalosura në Rripin e Gazës si rezultat i rrethimit dhe mungesës së nevojave elementare të kombinuara me shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet e konsiderueshme, po ngrenë kambana alarmi në komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në këtë letër.

Tutje, thuhet se në takimin e thirrur pritet të nxirret një pozicion i përbashkët mbi situatën.

“Në dritën e kësaj, dëshiroj të thërras një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian, i cili do të mbahet me video-konferencë të martën, më 17 tetor në orën 17:30. Është shumë e rëndësishme që Këshilli Evropian, në përputhje me Traktatet dhe vlerat tona, të përcaktojë pozicionin tonë të përbashkët dhe të vendosë një kurs të qartë veprimi të unifikuar që pasqyron kompleksitetin e situatës në zhvillim”, thuhet ndër të tjera aty.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit