Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një panel të diskutimit, ku po marrin pjesë edhe liderë të rajonit, në kuadër në Forumin Strategjik të Bledit, tha se rruga e Ballkanit për integrim në BE ka filluar 20 vite më parë.
“Tani zgjerimi nuk është vetëm ëndërr, po të ecim përpara, është i vështirë dhe kompleks”, tha ai para liderëve të rajonit” raporton RTKlive. Michael tha se duhet të jemi gati për zgjerim deri në vitin 2030.
“Nëse duam të jemi më të fortë, nëse duam të jemi më të sigurt, BE-ja duhet të bëhet më e fortë, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Forumin Strategjik të Bled, duke shtuar se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030”, tha ai.
Michel ka kërkuar të ketë sundim të rendit dhe ligjit. “Anëtarësimi në BE është mundësi dhe me benefite, ju duhet të jeni gati”, theksoi ai. Ai tha se para vendeve të rajonit duhet të ketë drejtësi të pavarur.
Në takimin ndërkombëtar priten rreth 3000 të ftuar nga e gjithë bota.