15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

MFPT fillon zbatimin e sistemit të regjistrimit dhe përcjelljes së faturave

- Advertisement -

 

Bazuar në legjislacionin në fuqi për financat publike, përkatësisht Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin Nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 dhe Rregulloret e Thesarit, Thesari i Kosovës ka implementuar projektin për Regjistrimin dhe Përcjelljen e Faturave, me qëllim të rritjes së transparencës financiare dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike.

Që nga data 4 mars 2025, operatorët ekonomikë mund të ndjekin procesin e faturës së tyre nga momenti i dorëzimit tek institucionet përkatëse deri në finalizimin e pagesës nga Thesari i Kosovës.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që, në momentin e dorëzimit të faturës për pagesë në organizata buxhetore, të kërkojnë nga organizata buxhetore konfirmimin e dorëzimit të faturës, i cili gjenerohet nga SIMFK-ja pas regjistrimit të faturës dhe u shërben për të ndjekur statusin e pagesës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit