2.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

“Mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike”- Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

- Advertisement -

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet popullit të  Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e publikuar në Departamentin e Shtetit, Rubio shkruan se “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona”.

Po ashtu Rubio thekson se vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim -thotë ai- udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, mbyllet mesazhi i Rubios.

Lexoni të plotë deklaratën e sekretarit amerikan:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.

SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.

SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

Të ngjashme

Të fundit