![Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e shenjtë për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prekë aty Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e shenjtë për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prekë aty](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/01/Izet-Mexhiti.jpeg)
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate.
“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, Vmro-Dpmne ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.
VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.
UÇK është e shenjtë për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, është shprehur Mexhiti. /alsat/mk/