2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Mexhiti: Ligji nuk e lejon Vetëvendosjen të veprojë në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Kryeopozitari në kampin politik shqiptar dhe njëherit kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të formohet dhe regjistrohet në Maqedoninë e Veriut, sipas nenit të 8-të të Ligjit për Partitë Politike, i cili thotë se: “Partitë politike të regjistruara në vende të tjera nuk mund të veprojnë në territorin e Republikës së Maqedonia”.

Mexhiti për A1on, tha se Vetëvendosje është aktive në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet këshilltarit të Kurtit dhe zyrtarit nga nga Struga, Bekim Qoku.

Tashmë janë duke vepruar në Maqedoni, për shembull Bekim Qoku është këshilltar i kryeministrit Kurti, është nga Struga. Lëvizja Vetëvendosje funksionon edhe tani. Qoku ka qenë më parë deputet i Aleancës për Shqiptarët dhe tani do të jetë në listat tona. Nuk kanë krijuar parti politike, njeriu është shtetas i Maqedonisë, por është këshilltar i Kurtit dhe anëtar i Vetëvendosjes”, tha Mexhiti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit